RTSH 24 Live

Kosova

Kroacia 10 mijë vaksina për Kosovën

06/05/2021

Kroacia 10 mijë vaksina për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman. Radman pas takimit tha se shteti që përfaqëson është kundër çdo ndryshimi të kufijve. Ai ka garantuar mbështetje për Kosovën sa i përket heqjes së vizave. Mbështetje ai ka thënë se shteti i tij do t’i japë edhe procesit të dialogut me Serbinë.“E përkrahim dialogun bilareal mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës”.“Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor. Të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. Republika e Kroacisë i jep përkrahjen e plotë të liberalizimit të vizave”, shtoi ai. Ai nuk la pa përmendur faktin se Kroacia është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën si shtet, duke shtuar se miqësia ndërmjet të dy vendeve do të vazhdojë. Ministri kroat ka bërë të ditur se për Kosovën kanë siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid.