RTSH 24 Live

Ekonomi

Kriza energjitike, Basha hedh poshtë planin e Ramës: "Krizë” për të fshehur vjedhjen!

09/10/2021

Kriza energjitike, Basha hedh poshtë planin e Ramës: "Krizë” për të fshehur vjedhjen!

Ndërsa kryeministri socialist Edi Rama prezantoi planin e qeverisë së tij për të përballuar krizën energjitike, kreu i opozitës Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetin social "Twitter" ka hedhur akuza në drjtim të kreut të qeverisë. Ai tha se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. "Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan zoti Basha.