RTSH 24 Live

Ekonomi

Kreditimi i biznesit u rrit me 5 % në mars

30/04/2021

Kreditimi i biznesit u rrit me 5 % në mars

Gjatë këtij viti, sistemi bankar po vijon të zgjeroj portofolin e kredisë ndaj biznesit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për segmentin e sipërmarrjeve private,  kreditimi është rritur me 5% gjatë muajit mars 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Krahasuar me një muaj më parë, portofoli i kredisë për biznesin u rrit me rreth 2 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofolit total i kredisë, (individ dhe biznes) shënoi vlerën  610 miliardë lekë, në fund të muajit mars, me një rritje mujore me 2.6 miliardë lekë.

Perspektivat e kreditimit për këtë vit ngelen pozitive, të nxitura nga përmirësimi i pritshëm i ekonomisë reale, shëndeti i mirë financiar i bankave dhe vazhdimi i politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë.