RTSH 24 Live

Rajon

Kosovë-Serbi/ Sholz: Po punojmë për zgjidhjen e situatës së vështirë

15/11/2023

Kosovë-Serbi/ Sholz: Po punojmë për zgjidhjen e situatës së vështirë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz (Scholz), ka deklaruar se po punohet për zgjidhjen e situatës të cilësuar si “të vështirë”, mes Kosovës e Serbisë.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Sholz u shpreh se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit të Ballkanit, Berlini është në anën e procesit të anëtarësimit në BE.

Po punojmë shumë për ta zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi gjithmonë në anën e procesit të anëtarësimit”, u shpreh Scholz.

Ky i fundit së bashku me disa liderë të tjerë evropianë u takuan në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic), për gjetjen e rrugës për normalizimin e marrëdhënieve dhe për zbatimin e marrëveshjeve mes tyre.

Në takim, u paraqit draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Kurti e pranoi, por kërkoi nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, të cilën Vuçiq refuzoi ta bënte.

/rtsh.al/