RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19, asnjë humbje jete

15/10/2021

Kosovë, regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19, asnjë humbje jete

Për të dytën ditë me radhë në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës. Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786”, thuhet në njoftim.