RTSH 24 Live

Kosova

Kosova feston 22 vjetorin e Çlirimit

12/06/2021

Kosova feston 22 vjetorin e Çlirimit

Kosova feston këtë të shtunë 12 Qershor, 22 vjetorin e Çlirimit. Krerët e institucioneve të Kosovës kanë vendosur kurora lulesh të Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Ditës së Paqes. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se po nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve të NATO-s që i qëndruan përkrahë Kosovës në momentet më të errëta të historisë së saj. 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kauza e Kosovës ishte e drejtë dhe kjo sipas tij e tregon edhe fakti që popullit i doni në ndihmë aleanca më e madhe ushtarake.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me 12 qershor kremtohet paqja, çlirimi dhe liria e vendit.
Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gunter Schopf, tha se KFOR do të qëndroj në Kosovë për aq sa do të jetë e nevojshme për të siguruar paqe për të gjitha grupet etnike në Kosovë. Osmani, Konjufca e Kurti do të marrin pjesë edhe në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.