RTSH 24 Live

Greqi

Jetonin në një “shpellë” për të qenë më pranë Zotit, largohen me forcë familjet në Greqi

19/02/2024

Jetonin në një “shpellë” për të qenë më pranë Zotit, largohen me forcë familjet në Greqi

Autoritetet greke kanë vendosur që të largojnë me forcë një familje nga një shpellë ku jetonte në malin e Korintit me arsyetimin se diçka e tillë kishte dëmtuar 5 fëmijët.

Krahas tyre, policia vërejti se në këtë zonë jetonin në kushte primitive edhe familje të tjera, të cilët flinin në shpellë ose shtëpi prej balte, gatuanin me dru dhe nuk kishin asnjë kontakt me teknologjinë.

Jetonin në shpellë për të qenë më pranë Zotit, dyshime për incest në familjen greke

Familjet, që i përkasin grupeve askete të krishtera kishte hequr dorë prej vitesh nga jeta modern dhe ishte kthyer në periudhën e Mesjetës me besimin se kështu ishin më pranë Zotit.

Familjet që jetonin në banesa balte, brenda malit, të ngjashme me varret e lashta, u zbuluan nga një gjahtar, i cili më pas njoftoi autoritetet për të ndërhyrë.

Raportohet se familjet kanë rezistuar ndaj policisë, të cilët i akuzuan për dhunë, ndërsa deklaruan se refuzojnë sistemin shkollor të Greqisë prandaj edhe nuk i dërgojnë fëmijët atje.

Dyshime për incest në familjen greke

“Policia do të kërkojë testin e ADN-së. Nuk e dimë nëse ka incest, duhet hetuar”, shprehen autoritetet.

Rasti i familjes së të krishterëve të hershëm në Korint, e cila jetonte e shkëputur nga pjesa tjetër e botës, për të qenë më pranë Zotit, ka marrë përmasat e një thrilleri. Autoritetet greke dyshojnë se brenda familjes mund të jetë kryer incest.

Indiciet mbi këtë element të rëndë vijnë nga shtatzënie e një prej vajzave të familjes. Ajo ka refuzuar të tregojë kush është baba i fëmijës që mban në bark, por vetë forma e jetës që familja kishte, ngrenë dyshime se bëhet fjalë për incest.

Babai 46-vjeçar i familjes së hershme të krishterë në Korinth, u arrestua të dielën për mosbindje ndaj ligjit dhe mosrespektim të detyrimit të tre fëmijëve të tij të mitur për të ndjekur shkollën.

Pas arrestimit të të atit, një ndër fëmijët e familjes, 15-vjeçari u dërgua në spitalin “Fëmijët”.

Hetimet e autoriteteve vijojnë për gjetjen e fëmijëve të mbetur të familjes, të cilët dyshohet se janë larguar pasi janë kthyer në shpellën ku jetonin. Kërkimi për fëmijët është shtrirë përtej Korinthit dhe është fokusuar në Arta dhe Lamia.

Policia po heton edhe rrethanat e lindjes së fëmijëve.

Çifti, pas zhvillimeve dhe urdhrit të prokurorit për të kontrolluar kushtet e jetesës në komunitet, ishin përgatitur për mundësinë e një kontrolli dhe ishin kujdesur që fëmijët e mitur së bashku me nënën, që është njëkohësisht edhe gjyshja e njërit prej tyre, të mund të largoheshin.

Në këtë kuadër dhe për arsye të paqarta ende, vetëm 15-vjeçari ka mbetur në shpellë me të atin.

Familja ka gjithsej katër fëmijë të vegjël. Më në detaje, çifti, i cili u bë i njohur edhe nga deklaratat e tyre për mediat greke, 45-vjeçari dhe 38-vjeçarja kanë një vajzë 22-vjeçare, dy djem 13 dhe 15 vjeç (që kanë qëndruar me babain) si dhe një vajzë të vogël 6-vjeçare. Një tjetër fëmijë pritet t’i shtohet kësaj familjeje, për shkak të shtatëzanisë së 22-vjeçares.

 

/rtsh.al/