RTSH 24 Live

Politikë

Iniciativë ligjore për Indeksimin e pagës, Meta: Do punojmë ngushtësisht me Sali Berishën, Ramës i ka ardhur koha e riedukimit

05/08/2022

Iniciativë ligjore për Indeksimin e pagës, Meta: Do punojmë ngushtësisht me Sali Berishën, Ramës i ka ardhur koha e riedukimit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për media ka njoftuar se në sesionin e ri parlamentar do të ndërmarrin iniciativën ligjore për garantimin e indeksimit të pagave. Meta ngriti alarmin për polarizimin e tejskajshëm të popullsisë, ndërsa theksoi se pasojat katastrofike të korrupsionit dhe vjedhjes nga qeveria, po ndihen nga shumica e familjeve shqiptare.

 “Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues”, tha Meta.

Meta ka deklaruar më tej se do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Sali Berishën ndërsa theksoi se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë triumfi i llogaridhënies.

Ka vetëm një PD dhe vetëm një e është një parti me shumë kontribute në histori e do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD që është një dhe vetëm një si është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një, koha e përgjumjes së PD dhe mbarë opozitës për hatër të PD ka mbaruar një herë e përgjithmonë.

7 korriku ora 7 ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD si parti e vlerave të lirisë, demokracisë, kështu që do bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale edhe me PS se kjo është reformë për njerëzit nuk kemi paragjykime.

Zgjedhjet e ardhshme lokale do jene triumf i rivendosjes së llogaridhënies përfshirë dhe situatën e këtyre katër viteve të drejtimit me administratorë partiake në gjithë nivelet”, tha Meta. Më tej duke sulmuar Kryeministrin Rama, Meta deklaroi se i ka ardhur koha e riedukimit dhe mjetimit të detyruar.

/rtsh.al/