RTSH 24 Live

Aktualitet

Hodhën molotov e dhunuan efektivët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë, 3 të arrestuar

20/04/2024

Hodhën molotov e dhunuan efektivët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë, 3 të arrestuar

3 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi akuzohen se hodhën molotov dhe dhunuan efektivë gjatë protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë më 19prill.

Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale për mbledhjen e provave materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Në lidhje me protestën janë arrestuar dy të rinj nga 18-vjeç K.V. dhe B.M pasi hodhën molotov para Bashkisë Tiranë.

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Më 19 prill në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë u përdorën molotov dhe pati ushtrim dhune ndaj kordonin të efektivëve. Këto veprime u dënuan edhe nga ambasadat e SHBA, BE dhe prezenca e OSBE-së.

/rtsh.al/