RTSH 24 Live

Ekonomi

Hapet më tej tregu i brendshëm i  derivateve për investitorët e huaj

18/10/2021

Hapet më tej tregu i brendshëm i  derivateve për investitorët e huaj

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës njoftoi të premten se do të lejojë institucionet e huaja të kualifikuara të tregtojnë më shumë lloje derivatesh në tregun e brendshëm, pas diskutimeve që pati me Bankën Popullore të Kinës dhe Administratën Shtetërore të Këmbimit Valutor, njofton Radio e Jshtme e Kinës.
Investitorët pjesëmarrës në skemën e Investitorëve të Huaj Institucionalë të Kualifikuar do të lejohen të tregtojnë mallra me tregtim të ardhshëm, opsione mallrash dhe opsione të treguesit të aksioneve, të cilat do të fillojnë nga 1 nëntori, tha Komisioni në uebsajtin e vet zyrtar.
Zgjerimi i fushës së investimeve të Investitorëve të Huaj Institucionalë të Kualifikuar do t'u sigurojë investitorëve të huaj më shumë mjete mbrojtëse, do të ndihmojë në tërheqjen e kapitalit të huaj dhe do të përmirësojë ndikimin ndërkombëtar të tregut të brendshëm të kapitalit, theksoi organi rregullator i letrave me vlerë i Kinës.