RTSH 24 Live

Politikë

Gjokutaj: Revolta e Metës, rrjedhojë e presionit të Dumanit

18/04/2024

Gjokutaj: Revolta e Metës, rrjedhojë e presionit të Dumanit

Reagimet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me sulme të drejtpërdrejta ndaj SPAK dhe kreut të këtij Institucioni, Alin Dumani, kanë qenë kryefjala e politikës në ditët e fundit në vend.

Avokati Genc Gjokutaj, në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, u shpreh se reagimet e Metës, sipas tij, vijnë për shkak të sjelljes së Dumanit dhe SPAK ndaj kreut të PL-së.

Rasti me Dumanin, në fakt është reagim në përpjestim të drejtë me mënyrën si Dumani dhe SPAK është sjellë me të. Ai i atribuon ato fjalë dhe nuk është në interesin e tij të shpikë, por nëse zoti Dumani në atë pozicion i çon mesazhe jo institucionale dhe jo me atë cilësi, jo me porosira, asaj i atribuohet dhe revolta e tij është pikërisht drejtuar këtu. Nëse ky fakt ka ndodhur, ky është një presion jo juridik, kjo është të dalësh nga shinat e procesit. Meta mban përgjegjësi për ato që ka thënë sepse nëse nuk do kishin ndodhur këto nuk ka pse revoltohet, ai nuk bën teatër”, u shpreh ai.

/rtsh.al/