RTSH 24 Live

Politikë

Gjokutaj: Meta nuk bën teatër. Gjithë jetën ka qenë në procese

18/04/2024

Gjokutaj: Meta nuk bën teatër. Gjithë jetën ka qenë në procese

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi në emisionin “3D nga Alban Dudushi” se Ilir Meta mban përgjegjësi për ato që deklaron dhe ndaj ai revoltohet në deklaratat e tij.

Sipas Gjokutaj, kryetari i PL-së, Ilir Meta ka gjithmonë të njëjtën retorik politike, retorikë sikurse e tha ai, e çoi në Gjykatë Kushtetuese kur ishte President.

“Meta ka gjithmonë retorikën, bjeri pragut të dëgjoi porta.  Meta mban përgjegjësi për atë që kan thënë se nëse ato nuk kanë ndodhur , ai mban përgjegjësi. Nuk besoj se ai po bënë teatër dhe nuk ka pse revoltohet.  Ai që kur ka hyrë në politik është në proces ka qenë dhe i ka fituar të gjitha”.

Unë besoj, tha ai,  se opinioni publik nuk është i panjohur me metaforat dhe retoriket e z. Meta. Madje mund të them që kjo retorik e çoi deri në Kushtetuese kur ishte në funksionin e Presidencës dhe e fitoi atë gjykim.

Ndaja tha ai, retorika politike që po përdor z. Meta nuk është më shumë “giga bayt” se sa ajo betejë dhe deklaratat kur ishte President Republike.

 

/rtsh.al/