RTSH 24 Live

Politikë

Gjokutaj: Marrëdhënia burrë e grua, Kryemadhi-Meta, ka shikueshmëri më të lartë se çifti politik

18/04/2024

Gjokutaj: Marrëdhënia burrë e grua, Kryemadhi-Meta, ka shikueshmëri më të lartë se çifti politik

Juristi Genc Gjokutaj në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se familjariteti në parti ka krijuar edhe ndarjen politike mes Metës dhe Kryemadhit.

Sipas tij, marrëdhënia burrë e grua, Kryemadhi-Meta, ka shikueshmëri më të lartë se perceptimi si çift politik, por duhet pranuar se pas zgjedhjeve LSI doli me një humbje shumë të thellë, pasi nga 19 deputetë shkoi në 3.  

“Kryemadhi është në të gjitha forumet e partisë. Duhet bërë një zgjedhje dhe një zgjidhje. Të dy s’mund të rrinë në krye. Partia do të ketë president. Do të ketë riformatim të partisë. Në PL janë futur duart. Edhe ata të Nasipo Nacos dhe Leftere Kokës kanë bërë ato që kanë bërë. Meta është lider politik dhe nuk është amator. Ka nuhatje politike dhe e kupton që gjërat kanë pikëpyetjet e tyre. Tatëpjeta filloi me ikjen nga Kuvendi dhe zgjedhjet pasi mandatet nga 19 shkuan në 3. Këtë e bëri Kryemadhi, jo Meta. Rezultatet pas zgjedhjeve ishin tronditëse”, tha Gjokutaj.