RTSH 24 Live

Kuriozitete

Gjendet fosili mbi 100 000-vjeçar i pandave gjigante

10/12/2021

Gjendet fosili mbi 100 000-vjeçar i pandave gjigante

Një fosil pande gjigante, që daton mbi 100 000 vjet më parë, është zbuluar në shpellën më të gjatë të Azisë në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore, thanë studiuesit .
Për shkak se pandat gjigante përdorin gishtat e mëdhenj për të mbajtur dhe lëvizur bambutë gjatë ngrënies, gjymtyrët e tyre janë të ndryshme nga ato të arinjve të tjerë, duke pasur një “gisht të madh” shtesë. “Gishti i madh” është, në fakt, një kockë kyçi e zmadhuar që i ndihmon pandat të kapin lastarët e bambusë.

Ky zbulim tregon se pandat gjigante asokohe kishin tashmë kushtet fiziologjike të përdorimit elastik të putrave të përparme për të kapur bambutë, si pandat moderne. Zbulimi ndihmon në thellimin e të kuptuarit te evolucionit të karakteristikave të të ushqyerit të pandave.