RTSH 24 Live

Ekonomi

Gazifikimi, SOCAR dhe ALBGAZ mbërrijnë në Korçë

08/02/2023

Gazifikimi, SOCAR dhe ALBGAZ mbërrijnë në Korçë

Përfaqësues të kompanisë më të madhe të gazit në Azerbaijan SOCAR dhe drejtues të kompanisë shqiptare të gazit ALBGAZ, kanë vizituar Korçën, duken hedhur hapat e parë drejt konkretizimit të projektit më të madh për qytetin gazifikimin e tij.

Sikursje njofton në rrjetet sociale kreu i bashkisë Sotiraq File, ata kanë zhvilluar një sërë takimesh konsultative me përfaqësues të shoqërisë civile, biznese, policinë dhe industritë që operojnë në Bashkinë Korçë. "Jam i lumtur që ky projekt shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur për Korçën po ecën me hapa kaq të shpejtë duke e zgjidhur përfundimisht problemin e ngrohjes për banorët dhe duke sjellë mundësi të shkëlqyera për industrinë, investitorët, punësimin dhe mbrojtjen e pyjeve" shkruan zoti File.

Korça është qyteti i parë në zbatimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë. Pas saj projekti do të vazhdojë në Fier.

Autoritetet shqiptare thonë se viti 2023 do të jetë vit i rëndësishëm në nisjen e projekteve energjitike. "Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit", tha pak kohë më parë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku.

 

/ rtsh.al /