RTSH 24 Live

Kosova

Fshati indian nga i cili ka prejardhjen Kamala Harris, feston inaugurimin e saj

20/01/2021

Fshati indian nga i cili ka prejardhjen Kamala Harris, feston inaugurimin e saj

Banorët e një fshati të vogël Tulasendrapuram në Indi, nga i cili ka prejardhjen zv/Presidentja e re amerikane Kamala Harris, kanë ndezur sot fishekzjarrë dhe kanë shpërndarë ëmbëlsira për të festuar inaugurimin e saj. Kalendarë me fotografinë e presidentit amerikan Joe Biden dhe të Kamala Harris, janë shpërndarë nga banorët e këtij fshati të vogël që gjendet 320 kilometra në jug të qytetit indian Chenaja.

Harris, ëma e të cilës është nga India e babai nga Xhamajka, ka vizituar Tulasendrapuramin kur ishte vetëm 5-vjeçare, e shpesh ka folur për kujtimet e saj dhe shëtitjet me gjyshin nëpër plazhet e Chenajas, ku ai së bashku me familjen ishte larguar nga vendlindja 90 vite më parë.