Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e të dielës në Durrës. Dy mjete tip “Ëolksvagen Golf” janë përplasur me njëri-tjetrin ‘kokë më kokë’.
Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal si pasojë e përplasjes së fuqishme. Aksidenti mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda, pasi në mjetin që përfundoi në kanal ndodheshin edhe dy minorenë.
Nga informacionet e para mësohet se dy drejtuesit e mjeteve, bashkë me pasagjerët, janë transportuar në spital, por ata ndodhen të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aksidenti u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në rrugën dytësore që shkon drejt kampusit të UAMD-së. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
/rtsh.al/