FBI ka lëshuar një paralajmërim për ditën e zgjedhjeve në lidhje me videot që pretendojnë në mënyrë të rreme se janë nga zyrtarë federalë të zbatimit të ligjit.
Njëra prej tyre ka të bëjë me kërcënimet e dyshuara terroriste në qendrat e votimit, ndërsa një tjetër ka të bëjë me mashtrimin e supozuar zgjedhor nga të burgosurit e pesë burgjeve.
”Të dyja videot nuk janë autentike dhe po përhapin dezinformata”, shpjegoi agjencia.
”Integriteti zgjedhor është ndër prioritetet tona më të larta dhe FBI po punon ngushtë me partnerët shtetërorë dhe vendorë të zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur kërcënimeve zgjedhore dhe për të mbrojtur komunitetet tona ndërsa amerikanët ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha FBI në një deklaratë të lëshuar sot.
”Përpjekjet për të mashtruar publikun me përmbajtje të rreme në lidhje me vlerësimet dhe aktivitetet e kërcënimeve të FBI-së synojnë të minojnë procesin tonë demokratik dhe të gërryejnë besimin në sistemin zgjedhor”, shtoi ajo.
“FBI nxit të gjithë të kërkojnë informacione për zgjedhjet dhe votën nga burime të besueshme, siç është zyra juaj lokale e zgjedhjeve”, theksoi ajo.
/ rtsh.al /