Shërbimi Meteorologjik në Vlorë njoftoi se sipas parashikimeve situata hidrometeorologjike pritet të përkeqësohet brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, duke filluar nga e shtuna paradite. Ai u bëri thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Deti pritet të ketë forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.
Kapitaneria e portit njoftoi pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla dhe peshkarexhat. Por sipas saj nuk ka probleme me lundrimin ndërkombëtar të trageteve për linjën Vlorë- Brindisi.
/ rtsh.al /