Elbasan - Studentët zgjedhin konviktin, investimet e bëra kanë krijuar kushte të mira jetese
Konvikti i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është kthyer në vëmendjen e studentëve pas investimeve të bëra shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë aty duke evituar banesat me qira pasi ka një kosto shumë më të ulët se apartamentet.
Brunilda Zane, administratorja e godinës së Konviktit shprehet se regjistrimet kanë nisur më herët pasi kishte një interes tepër të lartë të studentëve. Investimi për rikonstruksionin e godinës ka sjellë kushte akoma dhe më të mira.
“Studentët janë të kënaqur me kushtet që ofrohen. Vazhdojmë ende me regjistrimet. Në numër të kufizuara, por ka ende hapësira boshe”. tha Zane.
Kostoja vjetore për çdo student i cili dëshiron që të regjistrohet në Konviktin shtetëror të Elbasanit kushton 43 mijë lekë në vit, tashmë falë ndërhyrjes në infrastrukturë.
/rtsh.al/