RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu. Temperaturat do të jenë me rënie

19/04/2024

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu. Temperaturat do të jenë me rënie

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Premte, 19 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhevranësira në mëngjes, reshje shiu me rrebeshe në zonën Jugperëndimore , reshje bore në lindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      3/12°C

- Zonat e ulëta       8/16°C

- Zonat bregdetare 10/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 19 Prill 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 5°C në mëngjes deri në 7°C –11°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 20 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ,reshje locale në zonën qëndrore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      2/14°C

- Zonat e ulëta       8/18°C

- Zonat bregdetare 10/18°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari