RTSH 24 Live

Sociale

Dita Botërore e të Moshuarve, Koçiu: Shërbime terapeutike dhe proteza falas për të moshuarit

01/10/2024

Dita Botërore e të Moshuarve, Koçiu: Shërbime terapeutike dhe proteza falas për të moshuarit

Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se për të moshuarit do të ofrohen shërbime terapeutike dhe proteza falas.

E pranishme në një vizitë në Shtëpinë e të Moshurave në Tiranë, Koçiu tha se për të moshuarit u mudësuan shërbime terapeutike dhe kirurgjikale falas nga Klinika Stomatologjike Universitare nëpërmjet kabineteve të lëvizshme dentare.

Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universtare. E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit dhe do ju marrin masat e nevojshme dhe di t'ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu.

Ministrja theksoi se do mundësojnë që shërbimin dentar për të moshuarit ta shtrijnë edhe në Shtëpitë e të Moshurave si dhe në Qendrat Ditore të shërbimeve për të moshuarit në gjithë vendin.

/rtsh.al/