RTSH 24 Live

Kosova

Dialogu Prishtinë-Beograd/Lajçak: Mirëpresim vendimin e Kosovës për pranimin e planit franko-gjerman

07/02/2023

Dialogu Prishtinë-Beograd/Lajçak: Mirëpresim vendimin e Kosovës për pranimin e planit franko-gjerman

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të pranuar planin e Bashkimit Evropian.

Përmes një statusi në Twitter, Lajçak shkruan se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.

Unë udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe po në Beograd për të takuar me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Petar Petkoviç. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkruan Lajçak.

Ndërkaq, pas takimit të së hënës në Prishtinë me Lajccakun, Kurti bëri të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, shkroi Kurti.

/rtsh.al/