RTSH 24 Live

Kosovë

Dialogu Kosovë-Serbi-Përfundojnë takimet e ndara, s’ka takim trepalësh në Bruksel

17/09/2024

Dialogu Kosovë-Serbi-Përfundojnë takimet e ndara, s’ka takim trepalësh në Bruksel

Në Bruksel kanë përfunduar takimet e ndara të kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, ndërsa pala evropiane nuk ia doli që t`i bindë ata për një takim të përbashkët.

Kryenegocitorët e Prishtinës dhe Beogradit kanë zhvilluar takime të ndara me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ku është tentuar që të organizohet një raund dialogu në nivel te kryenegociatorëve, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do të vije deri tek takimi i përbashkët.

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës ka përfunduar tashmë takimin e ndarë me Lajçakun dhe që ka zgjatur gati 2 orë.

Nga ana tjetër edhe kryenegociatori serb Petar Petkoviq ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, një ditë më parë, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian kishte paralajmëruar se në raundin e radhës do të diskutohen mënyrat si të shkohet më tej me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër në mars të vitit 2023, si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat sipas Stanos, po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/rtsh.al/