RTSH 24 Live

Kosova

Demokratët në Senatin amerikan kërkojnë rritje të taksave mbi korporatat

06/04/2021

Demokratët në Senatin amerikan kërkojnë rritje të taksave mbi korporatat

Sikurse e paralajmëroi ish-presidenti Trump, demokratët në senatin amerikan kërkuan ndryshime madhore në ligjin për korporata duke nënkuptuar rritje të taksave.

Në këtë formë, ata hedhin poshtë ligjin e miratuar në administratën e mëparshme që i lejontë kompanitë të mund të kthenin në SHBA, fitimet që kishin bërë jashtë vendit me përqindje më të ulëta taksash.

“Shumë nga këto kompani nuk i transferonin aspak këto fitime në SHBA. Ata që i transferonin, e bënin për të blerë aksionet e kompanive të tyre,” tha nje senator për gazetarët.

Presidenti amerikan Biden ka propozuar rritjen nga 21 në 28% të taksës mbi korporatat. Ai po ashtu ka ngritur idenë e një takse globale minimale që do të negociohej mes ekonomive kryesore të botës./A2