Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut se ekziston mundësia e shfuqizimit të "Ligjit për Gjuhët", kanë nxitur reagime të ashpra tek të gjitha partitë politike shqiptare, të cilat vlerësojnë se çdo ndërhyrje ndaj ligjit mund të cënojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.
Këto komente kanë hasur në reagimin e ashpër të Frontit Evropian, të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim që vlerëson se bëhet fjalë për një skenar të qëllimshëm të pushtetit për provokim ndaj shqiptarëve.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të vendosë brenda pak ditësh nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën. Nëse do të ndodhë kjo e dyta, gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Shkup.
Lidhur me këtë çështje ka folur nga Elbasani gjuhëtari dhe Dekani i Fakutetit të Shkencave Humane në Universitetin Nënë Tereza në Shkup Mustafa Ibrahimi .
Ibrahimi pohoi se beson se Gjykata Kushtetuese do tu përgjigjet negativisht iniciativave për ta dëmtuar gjuhën shqipe dhe do ti japin asaj statusin që i takon si gjuhë zyrtare.
Ligji për përdorimin e gjuhëve buron nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave ushtarake e policore maqedonase në vitin 2001.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/