RTSH 24 Live

Aktualitet

Curi: Ja si do të jetë profili i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

4 orë para

Curi: Ja si do të jetë profili i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

Analisti Arian Curi ka treguar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se si do të jetë profili i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Sipas Curit, drejtori i ri i Policisë së Shtetit duhet të jetë besnik dhe servil ndaj qeverisë dhe kryeministrit.

Ai vuri në dukje se drejtori i ri policisë së Shtetit do të jetë i atij profili që mund të ketë lidhje me të fortët e zonave dhe të jetë njeri i terrenit, pasi sipas Curit drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të përdoret vetëm për të mbledhur votat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Karakteri duhet të jetë sa më besnik i qeverisë dhe i kryeministrit. Duhet ta kalojë nivelin e servilizmit të paraardhësve të tij.

Mundësisht duhet të jetë një drejtor ish-besnik i Partisë Demokratike dhe me të njëjtën besnikëri t’i shërbejë edhe Partisë Socialiste, sepse servilët nuk kanë parti. Duhet të jetë jashtëzakonisht dinak për të punuar dhe bashkëpunuar me të fortët e zonave.

Duhet të jetë edhe servil, edhe dinak, por edhe njeri i territorit dhe i terrenit që ka lidhje më të fortët e zonave sepse kështu mblidhen votat.

Nga ana tjetër, duhet të jetë një njeri që duhet të sigurojë shpërndarjen e çdolloj ndihme të njerëzve në nevojë. Ai ka rënë dakord që ai të ofrohet që për 9 muaj deri në 1 vit ta lërë detyrën. E kam thënë emrin duke e pikturuar atë”, tha Curi por pa përmendur emra konkretë.

/rtsh.al/