RTSH 24 Live

Ekonomi

Certifikimi i pronës bujqësore, Lame në Patos: VKM për certifikimin e familjeve me gabime në dokumentet e vitit 1991

31/07/2022

Certifikimi i pronës bujqësore, Lame në Patos: VKM për certifikimin e familjeve me gabime në dokumentet e vitit 1991

Vijon procesi i certifikimit të tokës bujqësore në vend. Në fshatin Kuqar të Patosit u regjistruan këtë të diel 990 parcela ullishte. Kreu i Kadastrës Artan lame, ndërsa dha certifikatat e para të pronësisë lajmëroi se tashmë po përgatitet Vendimi i Këshillit të Ministrave për certifikimin e familjeve që kanë gabime në dokumentat e vitit 1991.

“Ky është tashmë një problem i njohur edhe për raste të tjera në Shqipëri dhe, për këtë, faji ka qenë i komisioneve të asaj kohe që, kryesisht për arsye mosnjohjeje të ligjit kanë vepruar kështu. Veçanërisht i dukshëm rezulton ky fenomen në zonat bujqësore të Qarkut Fier dhe në Mat. Për t’i dhënë zgjidhje këtij procesi, tashmë nga Kadastra është gjetur zgjidhja teknike, të cilës po i jepet forma ligjore dhe së shpejti do të kalojë në Qeveri për miratim”, tha Lame.

/rtsh.al/