Kultivuesit e duhanit ne fshatin Gjyral të Cërrikut janë drejt falimentimit. Problemet kanë nisur 9 vite më parë, ku u mashtruan nga një kompani, e cila i mori produktin pa i paguar. Ata kërkojnë mbështetje nga autoritetet shtetërore.
Fshati Gjyral i Bashkisë Cërrik, prej vitesh është i njohur për kultivimin dhe prodhimin e duhanit, pasi në këtë zonë, nuk ka asnjë kulturë tjetër fitim prurës për banoret.
Rreth 50% e banorëve në këtë fshat kultivojnë dhe shesin duhan, por për shumicën ky do të jetë viti i fundit, pasi janë drejt falimentimit. Sot në fshatin Gjyral janë rreth 60 familje që prej gati 9 vitesh janë ende në kërkim të parave të mara nga firma Mika Korca, e cila mashtroj fermerët duke i marë produktin e duhanit dhe nuk i kompensoi ata, para që nisin nga 2 mijë euro, deri në 12 mijë euro.
Edhe pse janë zhvilluar qindra seanca gjyqësore, sot fermerët e fshatit Gjyral ende nuk kanë marrë parat e tyre, duke akuzuar shtetin për indiferentizëm pasi ende dhe sot nuk i ka kompensuar.
Ata shprehen se bimën e duhanit e ka prekur sëmundja e vrugut, duke bërë që shumica e produktit të hidhet pasi spërkatja me ilaç është tepër e shtrenjtë për ta.
Nga ana tjetër të shumtë janë fermerë që ende nuk kanë marrë subvencionet e premtuara nga shteti edhe pse janë zgjedhur fitues, duke bërë që të gjitha shpenzimet e mirëmbajtjes së bimës ti paguajnë nga xhepat e tyre, ndërsa sa i takon tregut vendas është inegzistent.
Fshati Gjyral është drejt braktisjes nga banorët e tij, dhe mbizotëruese është mosha e tretë duke sjellë një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, ku i gjithë fshati ka vetëm 1 punëtorë që kujdeset për tokat e duhanit.
/rtsh.al/