RTSH 24 Live

Ekonomi

Buxheti 2022, 1 miliard lekë subvencionim i qirasë për tërmetin

25/11/2021

Buxheti 2022, 1 miliard lekë subvencionim i qirasë për tërmetin

Familjet të cilave iu është dëmtuar banesa nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjeshin e 26 nëntorit të 2019-ës dhe ende nuk u është ndërtuar banesa e re do të vijojnë të mbështeten nga qeveria me bonusin e qirasë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se janë 1 miliard lekë të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2022 për të mbështetur ato familje që nuk munden ende të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi janë në proces rindërtimi apo riparimi.

Të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit kanë marrë shumën e plotë të qirasë që ditën e parë pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Me bonus qiraje janë mbështetur rreth 14 mijë familje ose rreth 50 mijë banorë nga të cilat, 32 % në qytetin e Durrësit, 20 % në Tiranë, 15 % në Krujë dhe të tjerat në 8 bashki të qarqeve të ndodhura në zonën ku goditja e tërmetit ishte më e forta.