RTSH 24 Live

Politikë

Bregu: Meta, fenomen politik. Pse nuk i shkon asnjë akuzë në Gjykatë?

16/04/2024

Bregu: Meta, fenomen politik. Pse nuk i shkon asnjë akuzë në Gjykatë?

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, analisti Zylyftar Bregu u shpreh se Ilir Metën e shikon si fenomen politik, i cili është rikthyer në politikë me dimensione të reja.

Po ashtu, Bregu shprehu rezerva lidhur me hetimin ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë ndërsa tha se SPAK duhet të jetë më transparente.

Kemi të bëjmë me një fenomen politik i cili është në treg që në vitin’90 siç është Ilir Meta. Kohët e fundit ka ndodhur një rikthim i tij me 3 dimesione. Dimensioni i ri me profilin e tij politik, nga një njeri me kostum, korrekt, e shohim një politika që hipën në paralele, që krijon një  devijim të profilit të tij. Dimensioni i dytë është raporti i ri me organin e akuzës që po kryen hetime për të.  Dhe ai i treti është raporteve brenda partisë së Lirisë.

Lidhur me raportin me SPAK, kjo e fundit duhet të jetë më transparente, cilat janë akuzat reale për Metën , pastaj ka 5 vjet që hetohet pse nuk shkon asnjë nga akuzat në Gjykatë? Nëse pranojmë që hetimi për Metën ka filluar në dhjetor 2019 , 5 vjet më duket shumë për hetime. Është një president të cilët po ja marrim familjen në SPAK. Mendoj që  do të duhet ende kohë të zbulohet", tha Bregu.  

/rtsh.al/