RTSH 24 Live

Ekonomi

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, ulet me 2 lekë çmimi i naftës

16/11/2022

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, ulet me 2 lekë çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja te karburanteve. Nafta do të shitet me 221 lekë/litri duke u ulur me 2 lekë nga vendimi i fundit, benzina 204 lekë/litri, duke u u ulur me 5 lekë ndërsa gazi ulet me 1 lekë duke u shitur me 73 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nesër (e enjte) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 621 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/