RTSH 24 Live

Sport

Biletat e Kampionatit Europianit, përgjigjet për aplikimet e tifozëve dalin në fund të janarit

13/01/2024

Biletat e Kampionatit Europianit, përgjigjet për aplikimet e tifozëve dalin në fund të janarit

Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian që do të zhvillohet në Gjermani në muajin qershor. 

Tri ndeshje për kuqezinjtë do të jenë më 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg dhe takimi i tretë kundër Spanjës më 24 në Dyseldorf.

Në fillim të dhjetorit shumë tifozë shqiptarë kanë aplikuar për një biletë.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, bëhet e ditur se shorti do të hidhet në ditët e fundit të janarit dhe në datë 31 do të shpallen edhe ata që kanë fituar bileta.

Me një aplikim të vetëm, një tifoz mund të siguronte deri në 4 bileta, të ndara në tri ndeshjet e ekipit të tij. 

Sipas zyrtarëve të UEFA-s më shumë aplikime për bileta kishte nga Shqipëria, Turqia dhe Kroacia. 

/ rtsh.al /