RTSH 24 Live

Politikë

Basha-mazhorancës: Ku e keni interpelancën me Ramën për Arben Ahmetaj?

18/04/2024

Basha-mazhorancës: Ku e keni interpelancën me Ramën për Arben Ahmetaj?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit që mazhoranca të fusë në rend dite mocionet me debat të kërkuara nga PD-ja për Kryeministrin Edi Rama në lidhje me ish-zv.kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj; si dhe kampet e refugjatëve.

Po ashtu, Basha bëri sërish thirrje për futjen në rendin e ditës së amendamentit për ndihmë ushtarake për Kosovën.

Qytetarët nuk e dinë marrëveshjet që bëni ju mes atyre që i gradoni sipas vetes suaj.

Ju prej 6 muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit keni bllokuar 10-tëra iniciativa të PD-së. Ku e ke interpelancën e kërkuar nga PD për kampet e refugjatëve; për Arben Ahmetaj?

Flisni për iniciativa bashkëpunimi, por prej 4 muajsh mbani në sirtar amendamentin për Kosovën. S’ka nevojë Kosova për lëpirje.

Për ndihmë ushtarake Republikës së Kosovës me një shumë të përballueshme nga taksapaguesit shqiptar, ku e keni amendamentin?”, tha Basha.

Ky i fundit kërkoi gjithashtu përgjigje nga mazhoranca se çfarë po ndodh me pr.ligjin për vettingun e politikanëve.

Për këto pyetje pres përgjigje? Çfarë keni bërë me pr.ligjin për vettingun e politikanëve? Ka qenë 15 nëntor i depozituar,  i pranuar. ku  keni ligjin për vettingun e politikanëve; pr.vendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve? Dërdëllitje nga mëngjesi në darkë për baballarët. Amendamenti për mbështetje financiare 50 mln euro, ligji për vettingun e politikanëve i protokolluar më 15 nëntor.

5 pr.ligje të gjera pa përfshirë paketën e reformës zgjedhore, pse nuk vijnë në këtë seancë?”, pyeti Basha.

/rtsh.al/