RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale

20/04/2024

Basha: Bashkitë janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka konsideruar bashkitë në vend që po veprojnë si struktura kriminale duke u “pirë gjakun” qytetarëve me taksat.

“Në rastin e Bashkisë së Tiranës, dhe nuk është i vetmi rast, është më flagranti, i ka kthyer në grupe të strukturuara kriminale. Qytetarët e dinë dhe ne duhet ta themi me zë të lartë. Një grup i strukturuar si ai i bashkisë së Tiranës, rriti taksat dhe këto taksa i kanalizoi në xhepat e një grushti njerëzish që janë drejtorët e kryetarit të bashkisë”, tha Basha.

Gjatë një takim me këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike, Basha tha se reforma territoriale dështoi dhe se u përdor për manipulime elektorale.

“Reforma Territoriale ka dështuar dhe u përdor si shtojcë të manipulimeve elektorale të zgjedhjeve të përgjithshmen dhe nuk i bëri bashkitë më transparente”, tha Basha.

/rtsh.al/