Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit burg deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Ky i fundit, fill pas seancës e ka konsideruar vendimin e Apelit si vendim politik, ndërsa paralajmëroi se në të ardhmen do të ketë shumë procese të tjera. jo vetëm për dosjen “Babale”.
Salianji akuzohet për “kallëzim të rremë” për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.
“Kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. I dhanë mundësi atij që e ka ndërtuar këtë proces, Fatmir Xhafaj që të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata me vendim të paprecedentë për falsifikimin e dosjes, mori vendim për ta pranuar si provë dhe më pas për të marrë vendim të shkruar. Gjyqtarë sikur ti gjykojë një përfaqësues të PS një seksion I PD-së.
Nga të dhënat që kam mbledhur këto ditë, duke marrë parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur shkak., një prej gjyqtareve kunata e Ballukut. Mendoni se do japë drejtësi për ne?
Një prej gjyqtarëve superordiner, njeri që thotë kudo se do shkoj në Gjykatë të Lartë.
Nuk kam bërë betejë për veten., për të vjedhur, për të vrarë, trafik drogë, por kam bërë betejë kundër trafikantëve të drogën dhe kundër maskarenjve. Ky është akti i parë, në të ardhmen do keni shumë procese të tjera për çështje Mamale, jo Babale tashmë”, deklaroi Salianji.
/rtsh.al/