RTSH 24 Live

Kosovë

Andoni: Në Serbi janë shtuar zërat për dënimin penal të Vuçiçit

22/04/2024

Andoni: Në Serbi janë shtuar zërat për dënimin penal të Vuçiçit

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, analisti Ben Andoni u shpreh se në Serbi janë shtuar zëra për dënim penal të Vuçiçit. Gjithashtu Andoni u shpreh se Vuçiçin e quajnë njeriun protagonist që Kosova tashmë ka Pavarësinë de juro dhe de facto.

“Në Serbi janë shtuar zërat që duan ta dënojnë penalisht Vuçiçin dhe kjo është shumë në interes të Kosovës, sepse në Serbi është një forum jashtëzakonisht i fortë për pjesën morale dhe për Kosovën. Vuçiçin e quajnë njeriun protagonist që Kosova tashmë ka Pavarësinë de juro dhe de facto. Në fakt është ashtu por në Serbi këtë nuk mund ta pranojnë’, tha Andoni.  

/rtsh.al/