RTSH 24 Live

Kulturë

Ambasada Amerikane: "The Kroks" koncert në Durrës dhe Tiranë më 29 dhe 30 qershor

28/06/2022

Ambasada Amerikane: "The Kroks" koncert në Durrës dhe Tiranë më 29 dhe 30 qershor

"The Kroks" vjen këtë javë në Shqipëri. Kështu ka bërë me dije Ambasada amerikane në Tiranë e cila shkruan se grupi Kroks do të performojë në Durrës më 29 qershor përpara kalasë në orën 20:00 dhe në Tiranë më 30 qershor te Reja, në po të njëjtën orë. I themeluar në vitin 1946, Kroks janë grupi më i vjetër a cappella i Universitetit të Harvardit, i përbërë nga 12 studentë universitarë, të cilët këndojnë shumëllojshmëri të muzikës xhaz, pop, swing dhe funk nga këngët më të bukura amerikane dhe më gjerë

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kënaqësinë të mirëpresë Krokodilët e Harvardit (“The Kroks”) në Shqipëri! Çdo verë, grupi bën turne ndërkombëtarë dhe ata do të vizitojnë Shqipërinë për herë të parë këtë javë, për t'u bashkuar në festimet e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona! Ejani t'i shihni në koncertet e tyre në Durrës, nesër më 29 Qershor, përpara kalasë në orën 20:00 dhe në Tiranë, të enjten më 30 qershor në tek Reja, në orën 20:00. Ejani të shijoni muzikën e bukur amerikane të interpretuar nga studentët e Universitetit të Harvardit!”, njofton Ambasada Amerikane.

/rtsh.al/