RTSH 24 Live

Politikë

Alibali-Krajës: Nëse sillni 200 mijë protestues në shesh, bie qeveria

10 orë para

Alibali-Krajës: Nëse sillni 200 mijë protestues në shesh, bie qeveria

Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, lidhur me protestën e PD-së dhe disa aleatëve të saj, u shpreh se ndonëse ka pasur disa kauza, PD me deklarimet dhe kritikat e saj nuk ka zgjuar empati te qytetarët.

“Ajo që më vjen keq është se megjithëse keni Ramën kundërshtar dhe e sulmoni, nuk përtoni të sulmoni edhe njëri- tjetrin, duke vijuar prapë me Bashën. Nëse si parti sillni 150- 200 mijë protestues dhe i mbani një javë në Tiranë, kur deklaroni se keni 500 mijë votues, mund të bëhet fjalë për qeveri teknike. Kritikat e juaja a kanë krijuar empati? Mendoj se jo, ndonëse keni pasur disa kauza.”, tha Alibali.  

/rtsh.al/