RTSH 24 Live

Ekonomi

Aksi Korçë-Ersekë drejt përfundimit, ARRSH: Shkurton 20 minuta kohën e udhëtimit

14/09/2021

Aksi Korçë-Ersekë drejt përfundimit, ARRSH: Shkurton 20 minuta kohën e udhëtimit

Puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti 2 po vijon me ritme të larta. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se deri tani ka përfunduar 68% e vëllimit të punës. “Ka përfunduar ndërtimi i disa veprave të artit. Po punohet me gërmim, mbushje, me ndërtimin e mureve pritëse prej betoni, si dhe me betonimet e veprave të artit”, informoi ARRSH. Sipas ARRSH-së, përfundimi i kësaj vepre do ta shkurtojë në vetëm 20 minuta kohën e udhëtimit në këtë aks, do të rritë turizmin e zones, si dhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës.