RTSH 24 Live

Ekonomi

Ahmetaj: Nuk do të rriten çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël

13/10/2021

Ahmetaj: Nuk do të rriten çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël

Pas mbledhjes së qeverisë, Zv. Kryeministri, Arben Ahmetaj përsëriti se pavarësisht rritjes së çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare, konsumatori familjar dhe biznesi i vogël në vend nuk do të paguajë më shumë për energjinë elektrike. "Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël. Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike. Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, deklaroi Ahmetaj.

Në mbledhjen e qeverisë u miratuan 3 vendime që përshpetojnë procesin e rindërtimit. Mes tyre ishte edhe përcaktimi i rregullave se si do të shpërndahen apartamentet për familjet që dolën të pastreha pas tërmetit. 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se Shqipëria është gati për të dalë në Eurobond, ndërsa sot u miratua edhe një vedim i qeversië në mbështetje të detryrave të ministrisë së FInancës. 

Ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuci lajmëroi se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i emëruar pak ditë më parë, ka nisur takimet në drejtoritë e qarqeve në funksion të një analize të strukturës së drejton.