RTSH 24 Live

Politikë

8 Dhjetori/ Berisha: Diktatori komunist përdori urinë si armë për të shtypur shqiptarët

08/12/2024

8 Dhjetori/ Berisha: Diktatori komunist përdori urinë si armë për të shtypur shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar në selinë blu nga FRPD dhe grupimi ‘Dhjetor ‘90’ në kuadër të ‘8 Dhjetorit’, ditës së rinisë, ku kujtoi si nisi lëvizja më e madhe qytetare që rrëzoi diktaturën në Shqipëri.

 ‘Revolucion studentor i 1990, përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se lëvizja e studentëve në 1990 ishte një lëvizje ku bijtë dhe bijat firmosën kundër pushtetit të etërve të tyre. Duke kujtuar orët e para dhe ato që pasuan zhvillimet e atyre ditëve që filluan më datë 8 dhjetor, Berisha u ndal te udhëheqësi i studentëve, tribunin e vërtetë, Azem Hajdari, i cili u betua mes tyre se nuk do t’i tradhtonte asnjëherë dhe një gjë e tillë mund të ndodhte vetëm kur ai të vriste fëmijët e tij, Kirin dhe Rudinën.

Lideri i PD Sali Berisha u ndal tek diktatura e gjatë komuniste e Enver Hoxhës, ndër më të egrat në Europë dhe në botë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka cituar Ronald Regan për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria sot, i cili është shprehur se ‘duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia’. ‘E ka thënë Ronald Regan, duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia. Ja ku jemi, pas 34 vitesh ne jetojmë përsëri në diktaturë’, u shpreh Berisha gjatë takimit me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se njëjtë si Enver Hoxha nuk e do Kosovën. ‘Historia përsëritet, si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj’, theksoi Berisha gjatë takimit me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodiktator, i cili përdor drejtësinë për të sulmuar drejtuesit e opozitës. ‘Mbështetja është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij në takimin me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

“Në këtë kuadër, e kam thënë dhe po e përsëris prap, si një dëshmitar ndër të parët e këtij revolucioni dhe më vonë edhe protagonist i tij, ata studente dhe studentë që bënë hapat e tyre jashtë ndërtesave, dolën në datën 8 Dhjetor 1990, të udhëhequr nga Azem Hajdari, ata ishin heronjtë e vërtetë. Disa prej tyre i kemi dhe në sallë. Sot këta janë baballarë, prindër, ndonjë mund të jetë dhe gjysh, gjyshe, por ato ditë, atë kohë këta ishin heronjtë  e vërtetë të lirisë së shqiptarëve.

Diktatura staliniste e Enver Hoxhës, dallonte nga çdo diktaturë tjetër në Europë-theksoi Berisha.

“Nëqoftëse në diktaturat komuniste të sistemit, qytetarët lëviznin të lirë nga Vladivostoku gjer në Riga apo në Sofje, qytetarët shqiptarë edhe për të arritur afër kufijve të tyre duhej të merrnin leje nga Dega e Punëve të Brendshme, le për të dalë jashtë”.

 

/rtsh.al/