RTSH 24 Live

Kosova

3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

27/05/2021

3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar (2020) prej kur edhe u shfaqën dy rastet e para me COVID-19, e deri më tani janë 107 mijë e 313 persona që janë infektuar koronavirus në Kosovë. Shkak i infektimit me virusin korona janë 2 mijë e 241 qytetarë që kanë vdekur.

Ndërsa aktualisht në vend janë 3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.840 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 44 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.