RTSH 24 Live

Sociale

3 dedaka në prodhimin e verës/ Vera e fshatit Kaçë ka mbërritur deri në Vatikan

22/09/2023

3 dedaka në prodhimin e verës/ Vera e fshatit Kaçë ka mbërritur deri në Vatikan

Prej 3 dekadash Tonini merret me kultivimin e vreshtarisë. Ndonëse rreth të 70-tave për të puna në vreshta është pasioni më i madh që ka. E gjejmë duke i dhënë dorën e fundit vjeljes së rrushit teksa ka kultivuar 40 kuintal.

Unë këtu me këtë vresht merrem tash 30 vjet, këtu kam 3 mijë metra kam variete të kallmetit dhe shesh të zi, kam marre 40 kuintal dhe prodhimi ka qenë i bollshëm”, thotë Tonin Ranxi.

Prodhimi ka qenë i kënaqshëm, por vështirësi ka në fuqinë punëtore dhe gjetjen e tregut për shitje

Tonini na tregon se fshati Kaçë në Bashkinë Vau Dejës njihet ndër dekada për prodhimin e verës, madje sot në Vatikan thotë që ruhet me fanatizëm vera e kësaj zone.

Kanë marrë prodhimin këtu në fshatin Kaç dhe e kanë çuar në Itali dhe e kanë bërë verë priftërinjtë në Vatikan dhe atje është shtama vina Kaça”, thotë Tonin.

Të prodhosh verë nuk është e thjeshtë thotë 70 vjeçari. Mënyra e prodhimit është gërshetim i tradicionales me fermentimet modern. Stoik i qëndron kohës  21 ditore të përgatitjes që nga vjelja e deri tek vera e gatshme

Për tre javë unë e nxjerrë, e filtroj, nuk luhet vera pa i kryer të gjitha proceset, nuk hidhet në shishe, nuk taposet”, thotë Tonin.

Punimin e tokës dhe rikthimin e emigrantëve për të zhvilluar vendin e tyre e ka ëndërr të vjetër që po e shoqëron në çdo ditë të tijën 70 vjeçarin.

Gazetare: M. Gjoni  

/RTSH/