Avokati Redi Ramaj ka mirëpritur vlerësimin e kreut të SPAK, Altin Dumani si kampion kundër korrupsionit, mirëpo shprehet se edhe përtej punës së mirë të SPAK, Shqipëria ka ende shumë probleme me drejtësinë. Në emisionin “3D”, avokati thekson se drejtësia nuk është vetëm Prokuroria e Posaçme, por një grup shumë i madh institucionesh që sipas tij, janë inekzistente.
"Zoti Dumani i ka dhënë një ritëm tjetër drejtësisë në Shqipëri. Kjo pranohet tashmë për shkak të emrave apo dhe mënyrës se si është ballafaquar me disa situata, apo çështje të tjera të ndryshme. Që ka sjellë një ndryshim edhe në prokurorinë shqiptare kjo është e padiskutueshme. Them se ky vlerësimi qëndron, por nëse flasim për reformën në drejtësi, kjo është një vlerësim shumë i vogël mendoj sepse po vlerësohet drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Drejtësia nuk është vetëm Prokuroria e Posaçme, por një grup shumë i madh institucionesh. Në këtë aspekt shohim që Shqipëria ka probleme shumë të mëdha mbase nuk është aty ku dëshiron SHBA", tha Ramaj.
/rtsh.al/