RTSH 24 Live

Kosova

​Osmani : Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008

14/05/2021

​Osmani : Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë në takimin e sotëm me homologun e saj slloven, Borut Pahor kanë diskutuar për përgatitjet e nevojshme për procesin e Brdu-Brijuni dhe nevojën për përshpejtimin në integrimin evropian. Presidentja Osmani ka thënë se pret nga Sllovenia që të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe arsimit me Kosovën, ndërsa shtoi se kufijtë e Kosovës janë përcaktuar që në 2008-ën. 
Në konferencën e përbashkët për media, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka deklaruar se do të këshillohen mbi vështrimet dhe perspektivën evropiane. Ndërsa është shprehur se nuk pajtohet me ndryshmin e kufijve. “Me prorosi të “ non paper” për ndryshimin e kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt, që të mos dikutohet për alternativa të tilla të ndryshimit të kufijve. Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit në BE dhe në Ballkanin Perëndimor që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe në anën tjetër me procesin e reformave dhe kjo është një domosdoshmëri historike. Pushteti i ri në Kosovë duhet të jetë i gatshëm me tërë fuqinë që t'i jep dialogut një nxitje të re... Të hënën para fillimit të samitit do të bëjmë bisedimet e fundit që ky takim të jetë një mesazh i fuqishëm për BE-në", tha Presidenti i Sllovenisë
Pahor vjen për vizitë në Kosovë, pas publikimit të "non-paper" në shtetin e tij slloven muajin e kaluar. Ai po ashtu gjatë vizitës ka deklaruar se dëshiron të këshillohet para samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni më 17 maj.