RTSH 24 Live

Politikë

“Nuk jam krenar“, Rama i kërkon ndjesë publike Mark Markut

20/04/2024

“Nuk jam krenar“, Rama i kërkon ndjesë publike Mark Markut

Ish deputeti I PD dhe aktualisht pedagogu në Departamentin e Gazetarisë Mark Marku ishte i ftuari i radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim”.

Kryeministri i kërkoi ndjesë publike për ironinë e bërë me emrin e tij në zgjedhjet e 2021 kur ishte në Lezhë.

“Tani të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot dhe aq më tepër që më ke nderuar me praninë këtu, por ta bëj ndjesën përpara se të bëj pyetjen: Në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, mos gabohem, ti ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me njëfarë ironie që nuk më bën krenar sot”, tha Rama.

Marku tregon dhe historinë e emrit të tij.

“Në Mirditë zakonisht dikush merr emrin e gjyshit. Gjyshi ka pasur emrin Mark dhe është edhe një problem që shumë mirditorë por edhe shumë shqiptarë kanë në dokumentacion, që nuk mbahet një mbiemër stabël por mbiemri shkon duke u ndryshuar, për shembull Mark Marku e jo Mark Pjetër Prenga siç e kishte pasur im atë dhe po të shkoje kështu në linjë të vazhdueshme, po të respektohej e njëjta traditë, i bie që vazhdimisht ti të jesh përsëritje e mbiemrit të gjyshit. Ta kesh si mbiemër dhe kur kam ardhur në Tiranë, po themi pasi kisha botuar ciklin me poezi një mik im më tha kështu tha Mark Marku tha, ti qenka i ri tha, unë sa kisha mbaru gjimnazin. Unë të mendoja një 50 vjeç, 60, kështu edhe kishte edhe një përfytyrim epik që unë s'ia plotësoja fare, ishte zhgënjimi total në kuptimin dhe më tha; Pse nuk e ndërron emrin? Thashë po emri pse të ndërroj thashë se nuk e kuptoj. - Po jo, tha se me këtë emër, tha do paragjykohesh e tjerë e tjerë, emrin s'kam pse ta ndërroj, thashe nuk është se më pëlqen, as s'më pëlqen se nuk ka lidhje me vetë personin emri, aq më tepër kur s'e vë vete emrin e vet, por thashë nuk mendoj thashë, pastaj thashë më duket normal thashë jam mësuar me atë, dhe do më duket sikur s'jam unë ai personi në momentin që do ta thërrasin”, tha Marku.

Pedagogu Mark Marku fitoi në Lezhë kandidaturën e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit 2021 por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas në gusht 2021.

/rtsh.al/