RTSH 24 Live

Europë

Makron letër Erdoganit: Franca pret kontributin e Turqisë për stabilitetin e Evropës

16/01/2021

 Makron letër Erdoganit: Franca pret kontributin e Turqisë për stabilitetin e Evropës

 


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duke i dërguar një letër Presidentit Recep Tayyip Erdogan, bëri të ditur se në vitin 2021 pret kontributin e Turqisë në stabilitetin e Evropës.

Sipas lajmit special të gazetës “L'Opinion”, Macron përdori shprehje të sinqerta në letrën që ai shkroi në përgjigje të letrës dërguar atij më 19 dhjetor nga Presidenti Erdogan, ku i uronte "shërim të shpejtë" kur ai rezultoi pozitiv me koronavirus.

Presidenti i Francës, i cili e filloi letrën duke u drejtuar në turqisht me fjalët "I vyer Tajip", i përcolli urimet e tij më të mira popullit turk dhe Presidentit Erdogan.

Macron deklaroi se bashkohet me mendimin e Erdoganit për nevojën për një luftë të përbashkët kundër epidemisë së Covid-19 dhe tha se do të jetë i kënaqur për bisedë në lidhje me këtë temë (koronavirusin) dhe në veçanti Bashkimi Evropian (BE) dhe të ardhmen në marrëdhëniet me Turqinë.

“Shpresoj se viti 2021 për kontinentin e Evropës me kontributin e Turqisë të jetë viti i kthimit të stabilitetit”, shkroi Macron.

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se dy liderët do të zhvillojnë një takim përmes video konferencës në një të ardhme të afërt.

Tensionet mes Erdogan dhe Macron nisën fill pas tensioneve në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, duke vijuar me konfliktin e Nagorni-Karabakut e më pas me  sulmet terroriste  të njëpasnjëshme në Francë nga ekstremistë të vetëquajtur islamistë.