RTSH 24 Live

Sociale

Korçë, nis puna për studimin e trashëgimisë kulturore dhe linguistike të pakicave etnike

01/10/2024

 Korçë, nis puna për studimin e trashëgimisë kulturore dhe linguistike të pakicave etnike

Pakicat etnike që jetojnë në Korçë kanë një aset të vetin socio-kulturor që i bën ata të dallueshëm dhe që e trashëgojnë brez pas brezi. Për të nxjerrë në pah këto asete, një grup pedagogësh dhe studentësh të Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë, kanë nisur një studim i cili pritet  të finalizohet vitin e ardhshëm

Sipas pedagoges Maria Dojçe, qëllimi është që të nxirren në pah këto vlera dhe asete që këto pakica kanë dhe të vijojnë të trashëgohen në breza. 

Ky projekt i Universitetit “Fan S.Noli” në Korçë dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit pritet të finalizohet në muajin maj 2025 me një panair. 

Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë ato greke, maqedonase, arumune, rom, malazeze, boshnjake, serbe, bullgare dhe egjiptiane. Ato jetojnë në tolerancë e mirëkuptim me pjesën tjetër të popullatës së Shqipërisë. 

Gazetare: G. Sali    

/ rtsh.al /