Donald Trump e ka mbyllur ditën e parë të rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë duke shkarkuar papritur Brian Hook, ish-të dërguarin special për Iranin gjatë mandatit të tij të parë.
Trump e ka bërë njoftimin në ‘Truth Social’ pas mesnate në ditën e tij të parë si president.
Nuk e qartë se nga cili pozicion Hook po shkarkohej pasi ai ishte emëruar në Qendrën Wilson për Studiuesit dhe thuhet se po drejtonte tranzicionin e Trump në Departamentin e Shtetit.
Gjithashtu, mediat amerikane shkruajnë se është e paqartë se pse Trump shkarkoi Hook-un, por presidenti thotë se ai dhe tre të tjerë “nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”.
Hook ishte këshilltar agresiv që mbështeti regjimin e sanksioneve të presionit maksimal që Trump vendosi kundër Iranit.
“Je i shkarkuar”, shkruan në postimin e Truth Social shoqëruar me njoftimin e shkarkimit të Hook-ut.
/rtsh.al/